ÇFARË THOTË KUR’ANI PËR HIPOKRITËT - MUNAFIKËT?

 

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 

Kaptinat të cilat rrahin tematikën dhe veset e shëmtuara të Hipokritëve, janë: Suretu El-Bekareh, Suretu Ali Imran, Suretu En-nisã, Suretu El-Maide, Suretu Et-Teube, Suretu El-Haxh, Suretu En-núr, Suretu El-Ankebút, Suretu El-Ah’zãb, Suretu El-Kitãl, Suretu El-Fet’h, Suretu El-Hadìd, Suretu El-Muxhãdeleh, Suretu El-Hashr, Suretu El-Munafikún.

 

KAPTINA E CILA FLET RRETH LOPËS (SURETU EL-BEKAREH)([1])

 

“Ka prej njerëzve që thonë: “Ne i besojmë All-llahut dhe jetës tjetër (ahiretit)”, por ata nuk janë besimtarë.” (Ajeti: 8, Kaptina El-bekareh)

 

“(Përpiqen ta) mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, por nuk mashtrojnë tjetërkë pos vetes, dhe nuk e kuptojnë!” (Ajeti: 9, Kaptina El-bekareh)

 
“Në zemrat e tyre ka sëmundje, pra All-llahu ua shton sëmundjen, dhe pësojnë dënim të dhembshëm për shkak se përgënjenin.” (Ajeti:10, Kaptina El-bekareh)

 

  
“E kur atyre u thuhet: “Mos bëni ç’rregullira në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm paqësues!”(Ajeti: 11, Kaptina El-bekareh)

 
“A nuk janë vërtet ata ç’rregulluesit?; Por nuk kuptojnë!”(Ajeti:12, Kaptina El-bekareh)


“Dhe kur atyre u thuhet: Besoni sikurse besuan njerëzit! Ata thonë: “A të besojmë ashtu siç besuan mendjelehtit?” A nuk janë vërtet mu ata mendjelehtit? Por nuk e dinë.” (Ajeti: 13, Kaptina El-bekareh)

 

“E kur i takojnë ata që besuan thonë: “Ne besojmë!” por kur veçohen me djajt e vet u thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur”. (Ajeti: 14, Kaptina El-bekareh)

  
“All-llahu tallet me ta, dhe ua shton të këqiat duke i lënë të bredhin.” (Ajeti: 15, Kaptina El-bekareh)

  
“Të tillët janë ata që blenë lajthitjen me udhëzimin, pra nuk pati fitim tregëtia e tyre dhe ata nuk qenë të udhëzuar.” (Ajeti: 16, Kaptina El-bekareh)

  
“Shembulli i tyre është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe posa ai ndriçon vendin përreth tij, All-llahu ua shuan dritën atyre dhe i lë në errësira, (dhe aty) nuk shohin.” (Ajeti: 17, Kaptina El-bekareh)

  
“(Janë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, ata nuk kthehen (nga rruga e shtrembër).” (Ajeti: 18, Kaptina El-bekareh)

 
“Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata vejnë gishtat në veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk mund t’i shpëtojë askush).” (Ajeti: 19, Kaptina El-bekareh)

 
“Vetëtima gati ua merrë të pamurit dhe, saherë që ajo u bënë dritë atyre, ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu, do t’ua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtetë, All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo gjë.” (Ajeti: 20, Kaptina El-bekareh)

 

“U ju njerëz, adhuronie Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).” (Ajeti: 21, Kaptina El-bekareh)

  
“Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat, (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).”(Ajeti: 22, Kaptina El-bekareh)

   
“E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë sillnie ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqert (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit).” (Ajeti: 23, Kaptina El-bekareh)

  
“E mos e paçit bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmën), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgaditur për mosbesimtarët.” (Ajeti: 24, Kaptina El-bekareh) 

 
“E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në Xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Saherë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është që me te u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra  dhe aty do të jenë përgjithmonë.” (Ajeti: 25, Kaptina El-bekareh)


“All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkonjë a diçka edhe më e imët se ajo. Sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se është e vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: “Ç’deshi All-llahu me këtë shembull?” Ai me të lajthitë shumë, dhe udhëzon me të shumë (në rrugën e drejtë), por nuk lajthitë me të (tjetërkë), pos fasikët (mëkatarët e mëdhenj).” (Ajeti: 26, Kaptina El-bekareh)


“Ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasiqë është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur (sa i takon fesë së All-llahut, monoteizmit Islam, dhe të praktikohen ligjet e saj në tokë dhe gjithashtu sa i takon të mbajturit e lidhjeve të mira me farefisin dhe miqësinë ) e edhe bëjnë shkatërrimie në tokë, të tillët janë ata të dështuarit.” (Ajeti: 27, Kaptina El-bekareh)


“Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit të vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej te Ai do të ktheheni?(Ajeti: 28, Kaptina El-bekareh) 

“Ai (All-llahu) është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i bëri ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.” (Ajeti: 29, Kaptina El-bekareh)


“(Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës”! Ata thanë: “A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë”! Ai tha: “Unë di atë që ju nuk dini”!(Ajeti: 30, Kaptina El-bekareh)


“E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve) , pastaj ata ua prezentoi engjëjve dhe u tha: “Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejt (çka mendoni)?”(Ajeti:31, Kaptina El-bekareh) 


(Engjëjt) Thanë: “Ti je i pa të meta, ne kemi dije tjetër përveç atë që na mësove Ti. Vërtetë, Ti je i gjithdijshëmi, i urti!” (Ajeti: 32, Kaptina El-bekareh)


(Zoti) Tha: “O Adem, njoftoj ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!” E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: “A nuk u kam thënë juve se Unë, më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë.” (Ajeti: 33, Kaptina El-bekareh)


“E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai rrefuzoi dhe u mbajtë në të madh dhe u bë pabesimtar.” (Ajeti: 34, Kaptina El-bekareh) 


Ne i thamë: “O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në Xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, po mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zulumqarë (të vetvetes suaj). ” (Ajeti: 35, Kaptina El-bekareh)


“Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose Xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: “Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim”. (Ajeti: 36, Kaptina El-bekareh)


“E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje) , prandaj Ai ia fali (gabimin), s’ka dyshim se Ai është Mëshiruesi, Pendimpranuesi.”(Ajeti: 37, Kaptina El-bekareh) 


Ne u thamë: “Dilni prej atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do t’u arrijë udhëzim prej Meje, e kush pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen.” (Ajeti: 38, Kaptina El-bekareh)  


“E ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë.” (Ajeti: 39, Kaptina El-bekareh)


“O bijtë e israilit, kujtoni (jini mirnjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që më keni dhënë Mua. Unë zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua.”(Ajeti: 40, Kaptina El-bekareh)  


“Dhe besonie atë, që e shpalla (Kur’anin), e që vërteton atë e keni ju e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kur’anin) me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni dronë.”(Ajeti: 41, Kaptina El-bekareh)


“E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin.” (Ajeti: 42, Kaptina El-bekareh)


“Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe përuluni (në ruku’ ) me ata që përulen.” (Ajeti: 43, Kaptina El-bekareh) 


“A po i urdhëroni njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni?  Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni? (Ajeti: 44, Kaptina El-bekareh)


“Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtetë, ajo është e madhe (e vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).” (Ajeti: 45, Kaptina El-bekareh) 


“Të cilët janë të bindur se do të takojnë Zotin e vet dhe se ata do t’i kthehen Atij.” (Ajeti: 46, Kaptina El-bekareh) 


“O bijtë e israilit, përkujtone dhuntinë, Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe).” (Ajeti: 47, Kaptina El-bekareh)

 

   “Dhe ruajuni një ditë kur askush askujt nuk do të mund t’i kryej asgjë, kur nuk pranohet për te (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim dhe nuk pranohet për te kompensim, e as që do të ndihmohen ata (fajtorët).” (Ajeti: 48, Kaptina El-bekareh) 

 

“Përkujtoni edhe kur ju shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të idhët, duke ua therrur bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj.” (Ajeti: 49, Kaptina El-bekareh) 

 

“Dhe kur për ju e ndamë detin, e ju shpëtuam, ndërsa ithtarët e faraonit i fundosëm, e ju i shihnit (me sytë tuaj).” (Ajeti: 50, Kaptina El-bekareh)  


“E kur i premtuam Musait (t’ia japim Tevratin) dyzet netë, pas tij ju (pasi shkoi ai për Tevrat) e adhuruat viçin, ju ishit dëmtues (të vetes suaj).” (Ajeti: 51, Kaptina El-bekareh)

 

“Mandej edhe pas asaj ua falëm (gabimin), ashtu që të falenderoni.” (Ajeti: 52, Kaptina El-bekareh)  

 

“Dhe (përkujtoni) kur ia dhamë Musait librin, dalluesin në mënyrë që të udhëzoheni në rrugë të drejtë.” (Ajeti: 53, Kaptina El-bekareh)  

 

“Dhe kur Musai popullit të vet i tha: “O populli im, me adhurimin e viçit (në vend të Zotit), ju i bëtë zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbytne vetveten. Kjo për ju është më së miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai është mëshirues, ndaj pranoi shumë pendimin.” (Ajeti: 54, Kaptina El-bekareh)  

 

“Dhe kur i thatë: “O Musa, ne nuk të besojmë ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atëherë juve u rrëmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit.” (Ajeti: 55, Kaptina El-bekareh)

 

“Pastaj, që të jeni mirënjohës pas vdekjes suaj juve ju ngjallëm.” (Ajeti: 56, Kaptina El-bekareh)

 

“Dhe Ne bëmë që retë t’u bëjnë juve hije, ju furnizuam me rrëshirë (të ëmbël -Manna ) dhe me shkurtëza (Salëa). (Ju thamë) Hani nga të mirat që ju furnizuam! (Ata nuk qenë mirënjohës). Po Neve ata nuk na bënë kurrfarë dëmi, por ata dëmtuan vetveten.”(Ajeti: 57, Kaptina El-bekareh)

 

“E kur ju thamë: “Hyni në këtë fshat (vendbanim), dhe hani në te lirisht ku të dëshironi, e hyni në derën (e fshatit) përulur dhe thuani: “Hittatun” - ndjesë, Ne ua falim mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin.” (Ajeti: 58, Kaptina El-bekareh) 


“E ata që ishin mizorë atë që u ishte thënë e ndryshuan me një fjalë tjetër, e Ne për shkak se ata kundërshtuan, lëshuam nga qielli Rizjan (lloj dënimi)  kundër atyre që ishin mizorë.” (Ajeti: 59, Kaptina El-bekareh)  

 

“Dhe (përkujtoni) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd”, atëherë nga ai gufuan dymbëdhjetë kroje që secili grup e dinte vendin ku do të pinte ujë. (U thamë) Hani dhe pini nga begatitë e All-llahut e mos vazhdoni të jeni çrregullues në tokë.” (Ajeti: 60, Kaptina El-bekareh) 

 

“Madje kur ju thatë: “O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerze (groshë) dhe prej qepëve të saj”! (Musai) Tha: “A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është me e thjeshtë”? Zdirgjuni pra në qytet, se aty do të keni atë që kërkoni! E mbi ta rëndoi poshtrimi dhe skamja, e ata kundër vetes shkaktuan hidhërimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijt në të keqe.” (Ajeti: 61, Kaptina El-bekareh)

 

“Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët sabejët , kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen.” (Ajeti: 62, Kaptina El-bekareh)  

 

“(Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin (u thamë): veproni sipas atij (Tevratit) që ua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në te, ashtuqë të ruheni.” (Ajeti: 63, Kaptina El-bekareh)  

 

“E pas asaj (besës) ju më vonë ia kthyet shpinën e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e All-llahut ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpruarve (në të dy jetërat).” (Ajeti: 64, Kaptina El-bekareh)

 

   “Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhërin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!” (Ajeti: 65, Kaptina El-bekareh) 

 

“Atë (shndërrimin e tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për të pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit.” (Ajeti: 66, Kaptina El-bekareh)  

 

“(Përkutjoni) Edhe kur Musai popullit të vet i tha: “All-llahu ju urdhëron ta therrni një lopë! Ata thanë: “A bën tallje me ne?” Ai tha: “All-llahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët!” (Ajeti: 67, Kaptina El-bekareh)

 

Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë është ajo? Ai tha: “Ai thotë se ajo është një lopë as e vjetër (e moshuar) as e re (mëshqerë), është e mesme, zbatoni pra atë që urdhëroheni!”  (Ajeti: 68, Kaptina El-bekareh)

 

Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ngjyra e saj? A tha: “Ai thotë se ajo është një lopë e verdhë, ngjyra e saj është e fortë që kënaqë shikuesit”. (Ajeti: 69, Kaptina El-bekareh) 

 

  Ata thanë: “Lute Zotin tëndë për ne që të na sqarojë çfarë është ajo, se lopët na janë përzier (janë bërë të ngjashme) e ne do të gjejmë të vërtetën në dashtë All-llahu!” (Ajeti: 70, Kaptina El-bekareh)

 

Ai tha: “Ai thotë se ajo është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)!” Ata thanë: “E tash na e sqarove saktë dhe e therrën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën.”(Ajeti: 71, Kaptina El-bekareh)  

“(Përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është zbulues i asaj që e mbanit fshehtë.” (Ajeti: 72, Kaptina El-bekareh)  

 

E ne u thamë: “Mëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur)!” Ja, kështu All-llahu ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni.” (Ajeti: 73, Kaptina El-bekareh)  

 

“Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdeshëm ndaj asaj që veproni ju.” (Ajeti: 74, Kaptina El-bekareh)

 

“A shpresoni se do t’u besojnë ata juve (jehudët), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç’bënin) i ndryshuan ato.” (Ajeti: 75, Kaptina El-bekareh) 

 

“E kur takonin ata që kishin besuar (muslimanët) thonin: “Ne kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thonin: “A po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që All-llahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit a. s. )  që ata para Zotit tuaj të kenë argumente kundër jush. A nuk jeni duke kuptuar.” (Ajeti: 76, Kaptina El-bekareh)

“Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (pse në botën tjetër gjykon Ai që e di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.” (Ajeti: 204, Kaptina El-bekareh) 

 

“E posa të kthehet, ai në tokë vepron të bëjë shkatërrim në te, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin).” (Ajeti: 205, Kaptina El-bekareh)

 

“Dhe kur i thuet atij: “Kij frikë All-llahun!”, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (Xhehennemi).” (Ajeti: 206, Kaptina El-bekareh)

 

 

Përmblodhi: Mr. Fehim Dragusha



[1]
)Kaptina El-bekareh (Kaptina qe flet rreth lopës) është prej sureve të para të zbritur ne Medine dhe ka 286 ajete.